Arrestohen dy shkupjanë, kanë transportuar 87 emigrantë

Shkup, 9 korrik – Në autostradën tek rrethrrotullimi “Miravcë” sot në ora 01:30 minuta nëpunës policorë të Stacionit Policor Bogorodicë i kanë privuar nga liria M.J. (43) nga Shkupi dhe A.A. (26) nga f. Haraçinë-Shkup.

Siç njofton MPB rreth orës 00:10 minuta gjatë kontrollit të automjetit “iveco” me rimorkio, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.J., në të cilin si bashkudhëtarë ka qenë A.A., janë gjetur 87 persona emigrantë, prej tyre 45 nga Siria, 39 nga Pakistani, dy nga Kongo dhe një nga India.

M.J. dhe A.A. janë arrestuar dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, kurse pas përfundimit të procedurës personat migrantë do të dërgohen në qendër për pranim.