Qytetarët ‘pallë ariu’! Futen në shtëpinë e presidentit dhe notojnë në pishinë. “Degjeneron” protesta
Del jashtë kontrollit protesta në Sri Lanka.
Mijëra protestues në kryeqytetin Kolombo, kanë pushtuar rezidencën e presidentit.
Pamjet e BBC tregojnë demonstruesit duke notuar në pishinën e Presidentit Gotabaya Rajapaksa.
Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e tij pas muajsh protestash për krizën ekonomike të Sri Lankës.
Mediat thonë se presidenti është zhvendosur në një vend më të sigurtë.
Vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.
Ky ishte rasti tipik kur qytetarët nuk duan t”ia dinë pse u shkaktua kriza, duke i kërkuar llogari qeverisë.

