I dyshuari për të shtënat në paradën në Çikago më 4 korrik e ka blerë legalisht armën

I dyshuari që ka hapur zjarr ndaj njerëzve, që ishin në paradën në Ditën e Pavarësisë në Çikago e ka blerë legalisht armën, nga e cila ka qëlluar më shumë se 70 plumba nga çatia e një ndërtese.

Pastaj është veshur me veshje femrash që të përshtatet me turmën dhe ka ikur, njoftuan autoritetet lokale.

I dyshuari Robert Krimo i Tretë (21), dje është arrestuar pasi që i është dorëzuar policisë. Policia kumtoi se e ka planifikuar sulmin disa javë.

Policia njoftoi se ende nuk e di motivin e sulmit.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 36 janë plagosur, mes të cilëve edhe dy policë nga Filadelfia, në incidentin e djeshëm të armatosur në një paralagje të Çikagos.