Pentagoni: SHBA-ja dërgon dy sisteme raketore tokë-ajër në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i dërgojnë Ukrainës dy sisteme raketore tokë-ajër NASAMS, katër radarë kundërajrorë dhe deri në 150.000 municione artilerie 155 milimetra, pjesë e paketës së fundit të armëve për Ukrainën, njoftoi Pentagoni.
Kjo paketë ndihme me vlerë rreth 820 milionë dollarë amerikanë u njoftua të enjten nga presidenti amerikan Xho Bajden në Madrid pas takimit me liderët e vendeve anëtare të NATO-s, ku u diskutua për sulmin rus në Ukrainë.
Pentagoni dha detaje shtesë të premten pasi paralajmërimi u bë zyrtar. Paketa do të përfshijë gjithashtu municion shtesë për sistemet e raketave të artilerisë shumë të lëvizshme HIMARS.
Qëllimi i armëve amerikane është të ndihmojë Kievin, i cili po përballet me granatime të rënda nga artileria ruse.

