Libi, protestuesit i vënë flakën ndërtesës së Parlamentit

Protestuesit sulmuan parlamentin libian në Tobruk sonte dhe ndezën një zjarr jashtë ndërtesës për të treguar zemërimin e tyre ndaj partive politike ndërluftuese të Libisë, thanë dëshmitarët për Reuters.

Forcat e sigurisë që mbronin parlamentin u tërhoqën nga vendi i ngjarjes, shtuan dëshmitarët okularë.

Protestat u mbajtën të premten në Tobruk, Bengazi dhe disa qytete më të vogla për dështimin e qeverisë. Libia ka qenë në kaos që nga kryengritja e vitit 2011 e mbështetur nga NATO që rrëzoi Muammar Gaddafin.

Në vitin 2014, ajo u nda midis fraksioneve ndërluftuese lindore dhe perëndimore përpara se të fillonte një proces paqeje në vitin 2020 për të ribashkuar vendin.

Megjithatë, pasi zgjedhjet e planifikuara u bllokuan në dhjetor, parlamenti me qendër në lindje tha se qeveria e përkohshme e unitetit e Abdulhamid al-Dbeibah kishte skaduar dhe emëroi Fathi Bashagha për ta zëvendësuar atë.