Vitin e kaluar në Maqedoni vdiqën 28,516 persona, lindën 18,648 foshnja
Shkup, 1 korrik – Vitin e kaluar në Maqedoni patiSipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i foshnjeve të lindura të gjalla në zonat urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 11 224 fëmijë ose 60.2 % nga numri i përgjithshëm i tyre, kundrejt 7 424 ose 39.8% fëmijë të lindur nëpër zonat rurale.
Sipas rajoneve, pjesmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve, ka Rajoni i Shkupit me 38.9% ndërsa më pak lindje kemi në Rajonin Lindor me 6.3 %.
Nga numri i përgjithshëm i lindjeve në zonat urbane, mosha mesatare e nënave është 29.9 vjeç, kundrejt 28.4 vjeç nëpër zonat rurale. Te lindjet e para nëpër zonat urbane, mosha mesatare e nënave është 28.3 vjeç, kundrejt 26.0 vjeç nëpër zonat rurale. Domethënë, gjatë lindjeve të para, mosha mesatare e nënave nëpër zonat rurale është 2.3 vjeç.
Numri i personave të vdekur nëpër zonat urbane është 17 955 ose 63.0 %, persona, kundrejt 10 561 ose 37.0 % persona të vdekur nëpër zonat rurale. Sipas rajoneve, pjesmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të personave të vdekur ka Rajoni i Shkupit 30.6 %, a më të vogël ka Rjoni i Vardarit me 8.3 %. Numri i foshnjeve të vdekura nëpër zonat urbane është 54, ndërsa në ato rurale ky
numër sillet në 31 foshnje.
Mosha mesatare e të vdekurve në zonat urbane është 73.2 vjet, dhe në zonat rurale 73.3 vjet.
Shtimi natyror është negativ dhe arrin në -6 731 persona në zonat urbane dhe -3 137 persona në zonat rurale.
Të dhënat për migrimin e brendshëm në nivel të rajoneve tregojnë se pjesmarrje më të madhe prej 37.9 % kanë zhvendosje nga ato rurale në ato urbane kundrejt zhvendosjeve ndërqytetëse me 9.4 %.
Nga migrimet e përgjithshme fshat-qytet në nivel të rajoneve, pjesmarrje më të madhe ka Rajoni Lindor me 49.2 %, ndërsa në Rajonin e Pollogut pjesmarrje më të madhe kanë shpërnguljet mes fshatrave, të cilët marrin pjesë me 52.2%.
Saldoja më e madhe e migrimeve të jashtme është në Rajonin e Shkupit, 1296 persona ndërsa më e vogël në Rajonin Juglindor, pra -51
persona.

