SHBA-ja nuk kanë informacione se Kina ushtarakisht dhe materialisht e ndihmon Rusinë

SHBA-ja nuk ka vërejtur se Kina në mënyrë sistematike shmang sanksione apo ushtarakisht e mbështet Rusinë, deklaroi mbrëmë përfaqësuesi i Lartë i administratës amerikane.

Përfaqësuesi i cili insiston për anonimitet, deklaratën e dha në kontekst të masave të Departamentit amerikan të Tregtisë nga e marta kur pesë kompani kineze u vendosen në listën e zezë për shkak mbështetjes për industrinë ushtarake ruse.

Ai sqaroi se masat e ndërmarra kanë të bëjnë për kompani të caktuara kineze, ndërsa jo Qeverinë në Pekin.

SHBA-ja paralajmëruan për pasojat, përfshirë edhe sanksionet, nëse Kina ofron mbështetje materiale për forcat ushtarake ruse, por në të njëjtën kohë treguan që së pari duhet të konfirmohet nëse ekziston mbështetje ushtarake dhe ekonomike e Kinës për Moskën.

Përfaqësuesi i paemëruar në deklaratë për agjencinë botërore tregoi se Kina nuk i ka dhënë mbështetje materiale Rusisë, në asnjë formë të pajisjeve ushtarake.

“Nuk kemi vërejtur se Republika Popullore e Kinës në mënyrë sistematike apo ka dërguar pajisje ushtarake Rusisë”, tha ai.

Pekini, poashtu, kumtoi se nuk siguron mbështetje ushtarake për Rusinë apo Ukrainën, por paralajmëroi se do të ndërmerr “masa të patjetërsueshme” për të mbrojtur të drejtat e kompanive të saja