Kovaçevski cakton takim në ora 11:00, do të shqyrtohet propozimi francez me partnerët e koalicionit

Shkup, 1 korrik – Sot në ora 11:00 në Qeveri do të mbahet takim mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderët e partive të koalicionit qeveritar, ku do të shqyrtohet propozimi francez. Menjëherë pas takimit, propozimi në formë integrale do të publikohet në uebfaqen e Qeverisë, informon Zhurnal.

Për këtë bëri të ditur sot vet kryeministri i vendit Kovaçevski, icili u shpre gjithashtu se gjatë ditës do të mbahen takime edhe me mediat si dhe me ekspertët e fushës. Siç bëri të ditur ai, i gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë transparente, ndërsa opinioni detajisht do të njihet me të gjitha hapat.

“Bëj thirrje për përgjegjësi nga të gjithë aktorët relevantë në shoqëri, spekulimet për çështje të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare nuk i konvenojnë askujt. Prej këtu, apeloj deri te aktorët politik dhe mediat të mbështeten në informatat zyrtare nga institucionet. Kërkoj konstruktivitet dhe mbështetje nga të gjithë pjesmarësit që të sjellim vendim të mençur në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Kovaçevski./Zhurnal.mk