Kurti takon Krasniqin, flasin për Vettingun

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.

Takimi është mbajtur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Temë e diskutimit mes Kurtit dhe Krasniqit ka qenë Vettingu.

E pranishme në takim ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

I pari i PDK-së do të mbajë konferencë për media, nga ora 10:30.