5 shqiptarë ngacmojnë një vajzë në lokal dhe më pas i dhunojnë për vdekje të dashurin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Athinë të Greqisë.

Një 42-vjeçar grek ka qenë në një lokal me të dashurën e tij, dhe ndërsa është larguar për të shkuar në tualet, 5 shqiptarët i janë afruar asaj dhe e kanë ngacmuar.

Pasi është kthyer nga tualeti 42-vjeçari ka debatuar me shqiptarët por sherri ka degraduar.

Ata e kanë nxjerrë jashtë lokalit 42-vjeçarin dhe e kanë dhunuar rëndë deri sa u mbulua në gjak.

Më pas ai është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.