Në një aksion policor arrestohen 12 prerës ilegal të drunjve në Strugë
Strugë, 26 qershor – Në malin Karaorman në një aksion policor janë kapur 12 prerës ilegal të drunjve, tetë shtetas shqiptarë dhe katër shtetas të vendit dhe janë sekuestruar rreth 30 metra kub dru për ngrohje.
SPB Ohër ka njoftuar se pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë të Njësisë për intervenim të shpejtë, Qendra Rajonale për punë kufitare – Perëndim, SPB Ohër, Policia pyjore dhe Ndërmarrja publike “Pyjet Kombëtare” në brezin pyjor të malit Karaorman, në atarin e fshatit Misllodezhdë të Strugës janë privuar nga liria 12 persona të moshës prej 23 deri 49 vjeç.
“Personat janë kapur gjatë prerjes ilegale të druve, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë metra kub dru të prera, automjete, kamionë, traktorë, sharra motorike dhe sëpata”, tha zëdhënësi i SPB- Ohër Stefan Dimoski.
Personat, shtoi ai, janë dërguar në stacion policor, automjetet me drurë të prerë ilegalisht janë konfiskuar dhe dorëzuar Policisë pyjore, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritën kallëzim përkatës.

