Nikollovski në konferencë ministrore në Berlin

Shkup, 24 qershor – Me iniciativë të Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me vendet anëtare të G7 (Grupi 7), në të cilin janë shtatë shtete me ekonomitë më të avancuara, sot në Berlin do të mbahet një konferencë ministrore. në të cilën do të marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Në konferencë siç kumtoi MBPEU, do të marrin pjesë Sekretari shtetëror amerikan, Antoni Blinken, ministra të vendeve anëtare të grupës G7, përfaqësues të Grupit të Kampionëve të Kombeve të Bashkuara (GCRG), Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenerçiq, Komisioneri i BE-së për Bujqësinë, Janush Vojçevski, kryetari i Bankës Botëror , Dejvid Melpas, ministra të Bujqësisë dhe Ekonomisë nga shumë vende evropiane dhe aziatike, si dhe drejtues të organizatave të shquara ndërkombëtare nga sektori publik dhe joqeveritar në fushën e bujqësisë dhe ekonomisë.

Konferenca Ministrore do të mbahet nën moton “Uniting for Global food security” dhe synon përmes një diskutimi të hapur dhe shkëmbimit të përvojave të arrihet një zgjidhje e përbashkët globale se si të sigurohet ushqim për të gjithë, në kushtet e krizës së luftës që ndodh në Evropë. e cila kërcënon drejtpërdrejt tregtinë dhe zinxhirin e furnizimit me ushqim dhe energji në mbarë botën.

Ministri Nikolovski do t’i drejtohet të pranishmëve dhe do të shprehë qëndrimin e tij për krizën globale, të shkaktuar nga konflikti ushtarak që ka prekur ekonominë e Maqedonisë, prodhimin bujqësor, tregtinë dhe furnizimin me ushqime.

Tema e konferencës ministrore do të përfshijë edhe shkëmbimin e rezultateve pozitive nga masat e marra për përballimin e krizës. Ministri Nikollovski do t’i informojë përfaqësuesit e pranishëm të shteteve dhe organizatave nga e gjithë bota për rezultatet pozitive të Maqedonisë së Veriut si i vetmi vend në rajon që prezantoi Fondin intervenues për mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe rezultatet pozitive në shfrytëzimin e programit IPARD si një model që kontribuoi në zhvillimin e një klime të favorshme investimi për subjektet vendase dhe të huaja, që e shënon Maqedoninë e Veriut si një vend me kushte të shkëlqyera për biznese mikro dhe makro, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.