Abraham nuk është në shitje
Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham nuk është në shitje.
Abraham do të vazhdojë të jetë lojtar i Jose Mourinhos.
Forma e mirë që lojtari kaloi sezonin që lamë pas, ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesim.
Por, sipas mediave italiane, anglezi nuk është në shitje.
Abraham pëlqehet shumë nga trajneri i ekipit, andaj është i paprekshëm te Roma.
Manchester United dhe Arsenal janë dy klubet që kanë shfaqur interesim për 24 vjeçarin.

