OBSH-ja e mbështet përdorimin e vaksinës të adaptuar për llojin Omikron
Grupi i këshilltarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sot e ka mbështetur përdorimin e vaksinës të adaptuar për llojin Omikron si dozë shtesë.
“Vaksina speciale kundër koronavirusit, e adaptuar për llojin Omikron, mund të shfrytëzohet si dozë përforcuese për përforcimin e imunitetit”, kumtoi sot OBSH-ja.
Vaksina e tillë, sipas të dhënave të qasshme, mund t’u shërbejë atyre të cilët tani më janë tërësisht të vaksinuar kundër Kovid-19.
Prodhuesit e vaksinave si Moderna dhe Fajzer zhvillojnë dozë shtesë potenciale nga gjenerata e re, e cila do ta targetojë jo vetëm llojin origjinal, por edhe llojin Omikron.
Moderna javën e kaluar kumtoi se versioni i ri i vaksinës së saj ka treguar përgjigje më të mirë imunologjike kundër omikronit nga versioni origjinal. Agjencia mjekësore evropiane këtë javë filloi me testimin e vaksinave të Modernës dhe Fajzerit të adaptuara për llojin Omikron.
Vaksinat do të mund të përdoren pasi do të miratohet zbatimi i tyre në raste emergjente ose kur do ta miratojnë trupat kompetentë rregullator.

