Shtrenjtohet dizeli

Shkup, 17 qershor – Çmimi i dizelit nga sonte në mesnatë shtrenjtohet për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës ngelet i njejtë. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, informon Zhurnal.

Çmimi i benzinës BS 95 kushton 111,5 denarë ndërsa benzina BS 98 – 113,5 denarë.

Dizeli nga sonte në mesnatë do të shitet për 109,5 denarë.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë ngelet i njejtë dhe kushton 105 denarë. Mazuti kushton 56,3 denarë./Zhurnal.mk