Flet hapur Zejd Rexhepi, mandatin e deputetit do ta dorëzoj nëse i pari e dorëzon Afrim Gashi

Shkup, 17 qershor – Deputeti Skender Rexhepi, i cili së fundmi vendosi të tërhiqet nga Alternativa dhe të veprojë si deputet i pavarur, ka njoftuar opinionin e gjerë për arsyet pse është larguar nga partia dhe për pakënaqësitë me kreun e partisë, Afrim Gashin, informon Zhurnal.

Ai shprehet se sot ka vendosur të flasë pasi për një vit të tërë ka heshtur. Rexhepi thotë se heshtja e tij ka filluar që nga data 5 prill 2021 kur në parti u realizuan disa reforma por në mungesë të tij.

Ai nuk është i kënaqur me ecjen e partisë që nga zgjedhjet parlamentare sepse në periudhën nga zgjedhjet parlamentare deri te ato lokale, fuqia elektorale është përgjysmuar ndërsa nuk u fitua asnjë komunë.

Në vijim keni shkrimin e plotë të Rexhepit duke i kërkuar llogari nga Afrim Gashi.

https://www.facebook.com/zejd.rexhepi/posts/10224397889072876