Sanksionohen 374 shoferë për vozitje të shpejtë

Shkup, 17 qershor – MPB-ja dje ka zbatuar kontroll të përforcuar në territorin e RMV-së për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 374 shoferë.

“Prej tyre 19 automjete kanë lëvizur me shpejtësi me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete me mbi 70 kilometra në orë se shpejtësia e lejuar. Me çka. 180 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 194 jashtë zonës së banuar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 147 lloje tjera të shkeljeve, njoftojnë nga MPB-ja.

Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.