Lidhja e Odave Ekonomike në konferencën e parë rajonale “Pa paragjykime, vetëm biznes”
Beograd, 17 qershor – Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë mori pjesë në konferencën e parë rajonale “Pa paragjykime, vetëm biznes” e cila u mbajt në Beograd. Ngjarja kishte për qëllim të nxisë avancim të bashkëpunimit ndërmjet odave ekonomike dhe përfaqësuesve të bashkësisë së biznesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe të përcaktojë mundësitë e përbashkëta për bashkëpunim sa i përket miratimit të tregut evropian dhe tërheqje të investimeve të huaja.
Përfaqësuesi i Lidhjes, Mihajllo Evrosimovski kishte fjalim në panel diskutimin në të cilin theksoi se përmes rrjetëzimit të subjekteve në rajon do të arrihet besim për bashkëpunim të ndërsjellë.
“Po bëhen përpjekje për vendosjen e marrëdhënieve të reja për bashkëpunim ekonomik mes vendeve të rajonit përmes ‘Ballkanit të Hapur’ por edhe me mbështetjen e nismave të tjera. Ajo që thekson Lidhja është se fillimisht duhet të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe më pas mallrave dhe shërbimeve, të cilat do të sjellin përfitime ekonomike për të gjithë rajonin. Gjithashtu, përmes bashkëpunimit të odave dhe qeverive në rajon, mund të bëhet një strategji e përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja përmes edukimit adekuat të të rinjve dhe futjes së standardeve ndërkombëtare në punë”, tha Evrosimovski, i cili theksoi veçantinë e disa produkteve të Maqedonisë si p.sh. ajvari, verërat, djathërat, për të cilat jemi të njohur në rajon dhe më gjerë.
Pjesëmarrësit e konferencës u njohën me mundësitë që ofron tregu i Bashkimit Evropian për vendet e rajonit dhe u bë një pasqyrë e bashkëpunimit të biznesit në rajon në 10 vitet e fundit. Në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë të ekonomisë dhe biznesmenët më të suksesshëm në rajon, të cilët ranë dakord se megjithëse ka dallime në mentalitet, biznesi ende nuk njeh kufij. U ndanë histori të suksesshme biznesi, si dhe mendime se është mirë të fitosh nëse produktet tregtohen në vendet fqinje, sepse për të pasur sukses në tregje të tjera duhen investime shumë më të mëdha në marketing dhe promovim të produkteve. Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit theksuan se nuk kanë frikë nga konkurrenca dhe standardet strikte të vendosura nga Bashkimi Evropian, sepse për ta janë sfidë dhe nxitje shtesë për të arritur rezultate më të mira në punën e tyre.
Në muajt e fundit, Lidhja e Odave Ekonomike e ka vënë në krye të synimeve dhe aktiviteteve zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. Nisma “Ballkani i Hapur” promovoi idenë e organizimit të autobusëve turistikë për të mundësuar qarkullim të shpejtë të pikave kufitare në vendet që janë pjesë e këtij projekti, gjë që u prit mirë nga përfaqësuesit e vendeve të tjera. Për realizimin e kësaj nisme, një ambient pozitiv është krijuar nga Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e turizmit, i cili u nënshkrua nga ministra të vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë. Ky dokument parasheh aktivitete për promovimin e përbashkët të rajonit si një destinacion tërheqës turistik.
Kryetari i Asociacionit, Trajan Angeloski është anëtar i Bordit Drejtues të iniciativës “Navigatori i gjelbër i Ballkanit Perëndimor”, e cila është themeluar për të përshpejtuar transformimin rajonal të ekonomisë dhe komunitetit lokal drejt qëndrueshmërisë klimatike. Nëpërmjet “Navigatorit të gjelbër” në fazën e akreditimit është Fondi i Klimës së Gjelbër, i cili do të financojë investime të përgjegjshme ndaj klimës në sektorin privat dhe publik në Ballkanin Perëndimor, që do të jetë një kontribut i rëndësishëm për përshpejtimin e transformimit të gjelbër.

