Gjendet një makinë e fundosur në rezervuarin e Tiranës

Policia e Tiranës bën me dije se në orët e para të mëngjesit ka gjetur një makinë të fundosur në rezervuarin e Çekrezës.

Ishte roja i sigurisë së rezervuarit që pikasi makinën dhe pastaj lajmëroi policinë.

Drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e zjarrfikëses edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije nëse ka pasur persona në makinën e mbytur.