Kallëzime penale për vjedhës nga Gostivari, zbardhen tetë vjedhje
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar në tërësi zbardhi tetë vjedhje dhe vjedhje të rënda dhe Prokurosisë Themelore Publike në Gostivar i parashtroi kallëzime penale kundër: E.A. (26), I.F. (30) dhe një të mituri, të gjithë nga fshati Dobërdoll-Gostivar dhe kundër L.S. (40) dhe S.I. (36) nga f. Forinë-Gostivar, në pajtimi me nenet 235 dhe 236 të Kodit Penal.
Tre të denoncuarit e parë nga f. Dobërdoll dyshohen se gjatë këtij muaji në disa raste në mënyrë kundërligjore kanë marrë bagëti nga stala në f. Senokosë dhe ia kanë shitur personave tjerë, kurse dy forinasit në mars të këtij viti kanë kryer vjedhje të rënda në markete në Gostivar. Fitimi i përgjithshëm të cilin në mënyrë kundërligjore të dyshuarit e kanë fituar është 244.000 denarë.

