UNICEF-i paralajmëron numër rekord të lartë të fëmijëve refugjatë në mbarë botën
Deri në fund të vitit 2021, më shumë fëmijë se kurdo herë më parë që nga Lufta e Dytë Botërore janë gjetur në arrati për shkak të konflikteve, dhunës dhe krizave të tjera në mbarë botën, kumtoi UNICEF-i.
Sipas UNICEF-it, rreth 36,5 milionë fëmijë kanë qenë të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa pothuajse 22,8 milionë janë zhvendosur si rezultat i konflikteve dhe dhunës. Shifrat paraqesin rritje të numrit të fëmijëve refugjatë në botë për 2,2 milionë prej vitit 2020.
Rekordi drejtpërdrejtë është rezultat i konflikteve si ato në Afganistan dhe Jemen, kumtoi UNICEF-i, duke shtuar se edhe 7,3 milionë fëmijë kanë mbetur pa kulm mbi kokë në vitin 2021 si rezultat i katastrofave natyrore. UNICEF-i u bën thirrje qeverive në mbarë botën ta përforcojnë mbrojtjen e refugjatëve, emigrantëve dhe fëmijëve.
Meqenëse të dhënat janë nga fundi i vitit 2021, ato nuk i përfshijnë fëmijët ukrainas të cilët mbetën pa kulm mbi kokë apo u detyruan të ikin nga invazioni rus, i cili krijoi edhe 2 milionë fëmijë refugjatë nga shkurti dhe la edhe 3 milionë të zhvendosur.
përveç kësaj, fëmijët dhe familjet e tyre janë shpërndarë për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë thatësira në Bregun e Fildishtë dhe vërshimet e rënda në Indi, Bangladesh dhe Afrikë Jugore.
Më shumë se një e treta e fëmijëve të zhvendosur jetojnë në Afrikën subsahariane (3,9 milionë apo 36 për qind), një e katërta në Evropë dhe Azinë Qendrore (2,6 milionë apo 25 për qind) dhe 13 për qind (1,4 milionë) në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore.
Rreth dy të tretat e të gjithë fëmijëve refugjatë janë regjistruar në shkolla fillore, përderisa vetëm rreth një e treta e adoleshentëve refugjatë marrin arsimim, thuhet në kumtesë.

