Burri i ish-ministres së Ramës publikon pamjet e arrestimit të tij

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë pamjet e arrestimit të tij dhe dy aktivistëve tjerë të PSD-së sot.

Ai ka thënë se dhuna policore që u përdor ishte ndër më brutalet ndonjëherë.

Molliqaj është bashkëshorti i Besa Shahinit, ish-ministre e Arsimit të Shqipërisë.

Reagimi i Plotë:

Dhuna policore gjatë arrestimit të sotëm ishte ndër më brutalet ndonjëherë.
E për çka? Që në fund të lirohemi pas 2 orësh? Rrjedha e ngjarjeve ndodhi kështu vetëm për një arsye: Pushteti po përndjek politikisht me gjithë aparatin shtetëror në dispozicion duke shkelur të gjitha procedurat ligjore në fuqi.
Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare; pak me shtypjen e grupeve të margjinalizuara e pak me arrestimin e jashtëligjshëm të opozitës. Kjo nuk na zmbraps as nuk na frikëson. Rezistenca vazhdon!