Pendarovski: Projekti i papërfunduar për integrim europian ka pasoja për Ballkanin Perëndimor
Shkup, 16 qershor – Lufta në Ukrainë nuk mund të thuhet se është pozitive për cilin do vend dhe nuk do të thosha se është e favorshme për anëtarësimin e vendit tim në Bashkimin Evropian, tha presidenti Stevo Pendarovski në panelin “Çfarë pas luftës në Ukrainë” në kuadër të Forumit të Prespës për dialog që mbahet në Ohër.
“A është lufta në Ukrainë një ndihmë për procesin e integrimit, a inkurajon dhe lehtëson anëtarësimin e kandidatëve të rinj? Jo! Nuk mund të thuhet se çdo luftë në botë është pozitive për cilin do vend. Nuk do të doja të them se lufta në Ukrainë është e favorshme për anëtarësimin e vendit tim në BE. Duhet të merren parasysh aspektet gjeopolitike të integrimit evropian. Nëse themi se ka një lidhje mes të dyjave, duhet të pranojmë se ka të meta strukturore në arkitekturën evropiane të sigurisë. Nëse themi se për ato mangësi duhet të fillojmë të veprojmë që tani, atëherë nuk do të kontribuojmë në tejkalimin e këtyre mangësive, tha Pendarovski.
Sipas mendimit tim, theksoi, nuk është e mundur të shihet Rusia brenda kufijve demokratikë të Evropës pa ose me luftën në Ukrainë, ndërsa aq më tepër për shkak të luftës në Ukrainë.
“Kur të përfundojë lufta në Ukrainë, Rusia do t’i kthehet zakoneve të vjetra. Për mua pyetja kryesore është çfarë pas luftës në Ukrainë? Përgjigja e BE-së dhe SHBA-së ishte e paprecedentë, niveli i unitetit dhe kohezionit i treguar në qasjen ndaj kësaj lufte është i paprecedentë. Ne pamë një nivel të tillë uniteti në të dyja anët e Atlantikut vetëm në vitin 1991 në Luftën e parë të Gjirit. Nuk do të doja të shihja askënd nga Evropa apo SHBA-ja, si pjesë thelbësore të kësaj Aleance të Atlantikut të Veriut, të vazhdonin me metodat e zakonshme të punës, dua të them këtë – pas aneksimit të Krimesë pothuajse të gjithë në Evropë dukej se e harruan atë, iu kthyen temave të vjetra – lidhja energjetike dhe më shumë, tha Pendarovski, duke theksuar se në atë kohë nuk kishte pasoja për Rusinë me aneksimin e një pjese të një shteti sovran.
Ai theksoi se projekti i papërfunduar për integrime evropiane ka pasoja për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit dhe shtoi se ne kemi qenë kandidat për anëtarësim për 17 vjet dhe për këtë synim kemi garuar me vite e dekada.
“Më duket se projekti i papërfunduar për integrimin evropian ka pasoja për Ballkanin Perëndimor dhe vendet që duan të bëhen kandidate për anëtarësim në të ardhmen. Unë mund të shoh një lidhje të drejtpërdrejtë midis projektit të papërfunduar të BE-së dhe arkitekturës së sigurisë së Evropës së vjetër. Së pari, Rusia ka vite që i minon shoqëritë tona, nëse flasim për Maqedoninë e Veriut, flasim për kërcënime hibride, lajme të rreme, veçanërisht për çështjen e emrit. Pasi të përfundojë lufta në Ukrainë, Rusia do t’i kthehet metodave të vjetra, duke luftuar sërish kundër demokracive të Perëndimit me lajme të rreme dhe propagandë, duke theksuar se nuk duhet të vrapojmë pas anëtarësimit në BE apo NATO”, tha Pendarovski.
Të mos harrojmë, shtoi ai, se ne jemi vetëm një nga vendet në rajon që ka dëbuar shumë diplomatë rusë vetëm në 12 muajt e fundit. Gjysma e tyre janë dëbuar nga vendi ynë para luftës në Ukrainë.
“Jam më i shqetësuar se Evropa nuk do të vazhdojë me metodat e zakonshme të punës pavarësisht luftës në Ukrainë. Pikëpamja se politika e zgjerimit është politika më e suksesshme e BE-së tani është ngrirë, sepse anëtarët e Unionit kanë vite që thonë se duan të thellojnë BE-në fillimisht dhe pastaj të flasin për zgjerimin e Unionit ose, në rastin më të mirë, rishpërndarjen e pushtetin. Nuk mund të kujtoj ndonjë vendim të BE-së që përmirëson pozitën e Unionit dhe lejon hyrjen e anëtarëve të rinj, sepse është ngrirë thellimi, e me këtë edhe zgjerimi është ngrirë”, tha Pendarovski.
Presidenti vuri në dukje se i gjithë Ballkani Perëndimor është në pritje të përfundimit të projektit evropian, ndërsa ndërkohë po përballet me një katastrofë demografike dhe popullsia është reduktuar nga 18 në 15 në 16 milionë, sipas regjistrimit të popullsisë në rajon. Kjo po ndodh për shkak të pritjes së vendeve për t’u bërë pjesë e organizatës, e cila, siç tha ai, jep garanci për prosperitet në të ardhmen.
“Ndërkohë, në pritje të kësaj, popullsia jonë është përgjysmuar. Nuk është vetëm Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që janë të bllokuara, ndërsa Mali i Zi ka negociuar për vite me radhë pa përparim të dukshëm. Jemi dëshmitarë të shfaqjes së ideve të reja për një komunitet të ri politik në BE. I kërkova kolegëve të mi të sqarojnë thelbin e kësaj ideje, nëse bëhet fjalë për Evropën në Evropë, për BE-në në BE dhe çfarë për vendet që tashmë kanë statusin e kandidatit, si për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Më është shpjeguar se ky është një forum politik për konsultime, por duhet t’ua shpjegojmë bukur qytetarëve tanë, tha kreu i shtetit.
Ai theksoi se mbështetja për anëtarësim në BE është në rënie të vazhdueshme dhe drastike.
“Në 18 vitet e fundit, mbështetja publike për anëtarësimin në BE ka rënë me 25 për qind dhe bllokada bullgare e anëtarësimit tonë nuk ka ndihmuar në këtë kontekst. Do të doja të më thuhet drejtpërdrejt – ky është plani ynë që ju, BE-ja të thotë se jemi vërtet seriozë në synimet tona për të integruar Ballkanin Perëndimor në aspektin ekonomik, politik dhe të tjera, përndryshe gjithnjë e më shumë njerëz do të bëhen skeptikë për projektin evropian”, tha Pendarovski dhe shtoi se regjimet autokratike po forcohen gjithnjë e më shumë në rajon.
Ai theksoi se lëvizjet autokratike dhe diktatoriale po rriten në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Perëndimore dhe ato, siç tha ai, nuk kanë asgjë të përbashkët me idenë e BE-së.

