Arrestohet në Shkup 28 vjeçari nga Struga, duheshte të vuajë dënimin me burg

Shkup, 14 qershor – Me datë 13.06.2022 në ora 20.10 në rrugën “Lazo Trpovski” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar LG (28) nga Struga.

Ai kërkohej me urdhër për vuajtje të dënimit me pesë vjet burg, thuhet në kumtesën e MPB-së.