157 gjoba në komunikacion në territorin e Shkupit

Shkup, 14 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 157 masa në territorin e qytetit të Shkupit, prej të cilave 56 sanksione për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, katër sanksione për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.

Shqiptohen edhe 13 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, tetë masa për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), katër për kundërvajtje nga këmbësorët, tetë masa për përdorim të celularit.

“Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, kumton MPB-ja.