Shqipëria, në mekanizmin e mbrojtjes civile të BE
Shqipëria ka aplikuar zyrtarisht për t’u bërë anëtare e mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama teksa i dorëzoi kërkesën e shprehjes se interesit per tu anëtarësuar në këtë union të vendit tonë Komisionerit të BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarccicc, tha se ky është një lajm shumë i mire dhe që do i jap mundësinë që për ccdo emergjencë natyrore ose jo, sicc janë zjarret apo përmbytjet, të ketë mundësi të përdorë kapacitetet e vendeve anëtare të këtij mekanizmi.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë, por bëhet fjalë edhe për të dhënë, nuk bëhet fjalë vetëm për të përfituar nga kontributi i të tjerëve, por edhe për të dhënë kontributin tonë sado modest në këtë mekanizëm.”.
Sipas kreut të qeverisë, arritja në këtë stad nuk është thjesht një shprehje dëshire prej Shqipërisë, por një produkt i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria në fushën e emergjencave civile.
“Kjo vjen pikërisht si rezultat i faktit që Agjencia jonë e Mbrojtjes Civile sot i ka parametrat për tu bërë pjesë e këtij mekanizmi, sigurisht ka nevojë që të përmirësohet ende dhe përmirësimi po vazhdon jashtë syve të publikut”.
Nga ana e tij, komisioneri Lenarccic mbështeti kërkesën e Shqipërisë, ndërsa theksoi rëndësinë që ka ky bashkëpunim në çdo moment emergjence.
“E pranoj këtë kërkesë tuajën zyrtare me kënaqësi të madhe dhe mund t’ju them që edhe unë personalisht e mbështes këtë objektiv tuajin dhe synimi ynë është që ne të bashkëpunojmë me ju që kjo dëshirë e juaja të bëhet realitet sa më shpejt të jetë e mundur”
Mekanizmi i mbrojtjes civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse përfshi Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Turqinë, Islandën, Norvegjinë dhe Serbinë.

