Arrestohet 55 vjeçarja nga Pallatica e Tetovës, vodhi stoli ari dhe i shiti për 760 euro
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë zbardhi rastin e dy vjedhjeve të stolive të arit të kryera në prill të këtij viti në Tetovë dhe në f. Zhelinë të Tetovës dhe për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale deri te Prokuroria Themelore Publike Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër 55 vjeçares H.A. nga fshati Pallaticë Tetovë.
H.A. dyshohet se në shtëpi në Zhelinë dhe banesë në Tetovë, ku ka qenë e angazhuar me punë, nga pronarët e tyre në mënyrë kundërligjore ka vjedhur stoli ari, të cilin më vonë e ka shitur në artari në Tetovë për 760 euro. Floriri është gjetur dhe i është kthyer pronarëve.

