Për ngasje të shpejtë sanksionohen 336 shoferë
Shkup, 13 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme ka zbatuar kontroll të përforcuar të veprimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 336 shoferë.
Prej tyre, siç theksohet, 21 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa katër automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë se shpejtësia e lejuar. Me këtë rast 202 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 134 jashtë vendit të banuar. Gjatë kontrollit të veprimit janë sanksionuar edhe 117 lloje tjera të kundërvajtjeve.
Nga MPB-ja informojnë se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët një vijim dhe apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat në trafik

