Zelenski i shkruan Pendarovskit: Është koha Bashkimi Evropian të sjellë vendime të rëndësishme
Kiev, 10 qershor – Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, i ka dërguar letër presidentit ët Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke e falenderuar atë për mbështetjen për integritetin teritorial dhe sovranitetin e Ukrainës si dhe për integrimin e saj evropian, informon Zhurnal.
“Ekselenca juaj. Ju lutem pranoni falenderimet e mia për letrën tuaj të sinqertë nga 17 maji 2022 dhe solidaritetin e treguar me shtetin tonë, e cila me vendosmëri po kundërshton agresionin rus. Vlerësojmë pozitën pa kompromis dhe të fuqishme të shprehur nga Shkupi për mbështetje të sovranitetit dhe integritetit teritorial të Ukrainës. Jemi falenderues që Republika e Maqedonisë së Veriut tërësisht është bashkangjitur ndaj sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë si një vend agresor.
Falenderimi im i sinqertë ndaj jush personalisht z.president dhe ndaj popullit të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e strategjisë dhe për integrimin evropian të Ukrainës, si dhe ndarjen e statusit kandidat të vendit tonë për inkuadrim në BE. Qëndrim i tillë i sinqertë i presidentit të Maqedonisë së Veriut, e cila tanimë është kandidate për anëtarësim në BE, është me rëndësi të veçantë. Shpresoj se Maqedonia e Veriut të fillojë me negociatat inkuadruese me BE-në në afat sa më të shpejtë.
Është koha që Bashkimi Evropian të sjellë vendime të rëndësishme politike. Besoj se Maqedonia e Veriut gjithashtu të mundet me sukses të përparojë drejt anëtarësimit në BE dhe një ditë shtetet tona mike t’i kyçen familjes së përbashkët evropiane si vende të plota të anëtarësuara në BE”, thuhet në letrën e Zelenskit dërguar Pendarovskit./Zhurnal.mk

