Salah shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premier League

Mohamed Salah është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.

Këtë çmim lojtari e “rrëmben” për herë të dytë, që prej ardhjes së tij në Liverpool në vitin 2017.

Ky sezon ishte mjaft produktiv për egjiptianin në rrafshin personal, ku shënoi 23 gola në Premier League, anipse skuadra e tij nuk arriti ta ngrejë lart titullin e 20 kampion.

Lojtari ishte sërish golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit anglez. Këpucën e artë këtë herë e ndau me Heung Min Son të Tottenham Hotspur.