Zyrtare: Lenjani transferohet në Umranyespor

Ermir Lenjani është bërë me skuadër të re.

Këmbëshpejti shqiptar gjatë ditës së sotme u zyrtarizua si lojtari më i ri i skuadrës turke Umranyespor.

Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Lenjani nënshkroi kontratë dyvjeçare me skuadrën turke.

Më parë, 32-vjeçari luajti për skuadra si Grassopers, Sion e St. Gallen.