Arsovska thirret në bisedë informative në polici? Dyshohet për djegien e qëllimshme të një veture!?
Shkup, 9 qershor – Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot përmes një kumtese për media kanë kërkuar nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska të përgjigjet rreth asaj se cila është lidhja e saj me djegien e veturave. Nga LSDM thonë se po zbardhet një skandal i ri lidhur me Arsovskën, kryetaren e komunës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, transmeton Zhurnal.
Sipas informatave të para nga mediat maqedonase, Arsovska është ftuar në bisedë informative në polici lidhur me kërcënime dhe djegien e veturës së drejtoreshës eksekutive të Lidhjes së Dhomave Tregtare.
Siç thuhet, drejtoresha eksekutive është njeriu i parë iLidhjes së Dhomave Tregtare e cila e mori funksionin e saj pas zgjedhjes së Arsovskës si kryetare e Shkupit, por që nga ajo ditë, nuk kanë ndaluar presionet dhe kërcënimet me jetë të saj dhe familjes së saj.
“Këto janë indicje për skandal të madh dhe për këtë Arsovska dhe VMRO-DPMNE duhet të dalin para qytetarëve dhe të përgjigjen:
Çfarë lidhje ka Arsovska me kërcënimet dhe djegien e veturës?
A e kanë ditur Mickoski dhe VMRO-DPMNE për këtë?”, pyesin nga LSDM.

