Arrestohet personi që theri 35-vjeçarin në Ferizaj

Më 4 qershor, rreth orës 12:40, në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit të rëndë trupor, ku personi me inicialet Sh.S., 35-vjeçar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore, pasi ishte therur me thikë nga një person i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht ishte cilësuar “Lëmdim i rëndë trupor”.

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00 ka arrestuar 31-vjeçarin, i dyshuar për këtë rast.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte nisur hetimet intenzive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes së informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dje, më 08.06.2022, rreth orës 21:00, ka arrestuar të dyshuarin e kësaj ngjarjeje, me inicialet Y.R. ( M/K) i moshës 31-vjeçar dhe si provë materiale është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, ka njoftuar Policia.

Bëhet e ditur se pas intervistimit nga hetuesit rajonalë, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari ndalet për 48 orë, ndërsa rasti është ricilësuar “Vrasje e mbetur në tentativë” për procedura të mëtejme hetimore. /Zëri