SHF “Përparimi” nga Reçica e Madhe nikoqire e nxënësve nga Italia, Rumania, Portugalia dhe Turqia

Shkolla fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe nga 5 deri më 11 qershor është nikoqire e mysafirëve nga projekti Erasmus + Smart learning in education (Mësim i mençur në arsim).

Kanë ardhur 23 nxënës dhe nëntë profesorë nga Italia, Rumania, Portugalia dhe Turqia.

“Temë e këtij moduli përfundimtar janë mjetet për vlerësim. Qëllimi i projektit është socializimi i nxënësve, njohja e gjuhëve, kulturave, traditave të ndryshme, shkëmbimi i përvojave në mësim”, deklaroi Besnik Alili, koordinator i projektit, mësimdhënës në SHF “Përparimi”.

“Kemi nderin të jemi nikoqirë të juaj, shpreson që do të keni qëndrim të këndshëm”, ju dëshiroi Naser Nuhiu, drejtor në SHF “Përparimi”.

Në kuadër të projektit nxënësit dhe mësimdhënësit nga këto vende, përveç se në Tetovë ishin për vizitë në Shkup, Ohër dhe Strugë, si dhe në Kodër të Diellit.