Shtrenjtohet përsëri dizeli, benzina ngelet e njejtë

Shkup, 8 qershor – Shtrenjtim i ri i derivateve nga sonte në mesnatë. Dizeli do të shtrenjtohet për 2,5 denarë ndërsa çmimi i benzinës nuk ndryshon.

Kështu, çmimet e reja të derivateve do të jenë si në vijim:

EURODIZEL – 104,5 denarë
Benzin BS 95 – 110 denarë
Benzin BS 98 – 112 denarë.

Vaji ekstra i lehtë shtrenjtohet për 3 denarë dhe do të kushtojë 102,5 denarë. Mazuti ngelet 55,5 denarë./Zhurnal.mk