Man Utd kthen sytë edhe kah Italia, interesohet për Bastonin

Manchester United po monitoron edhe Alessandro Bastonin.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, mbrojtësi italian, Bastoni është lojtari i radhës në listën e dëshirave të United.

Përveç ‘Djajve të Kuq’, edhe Tottenham janë të interesuar për nënshkrimin e 23 vjeçarit.

Spurs thuhet se mund të kenë avantazh krahas United, pasi Antonio Conte ka punuar edhe më parë me lojtarin, por edhe për shkak të Champions League.

Inter aktualisht e vlerëson lojtarin me 50 milionë funte.