Arrestohet në kufirin e Bllacës 26 vjeçari nga Kondova

Dje rreth orës 17:45 në vendkalimin kufitar në Bllacë, zyrtarët policorë e kanë arrestuar 26 vjeçarin T.M nga fshati Kondovë e Shkupit, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë ilegale, informon Zhurnal.

Gjatë kontrollimit, është konstatuar se ai ka qenë në listën e ët kërkuarve me fletarrest për vuajtje të dënimit me burg.

Personi është dërguar në burgun e Idrizovës./Zhurnal.mk