Spasovski: Do të pensionohen 870 nëpunës policorë, andaj shpallëm konkurs për 600 policë

Ohër, 7 qershor – Pas takimit me udhëheqësit e SPB Ohër, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve për punësimin e 600 policëve të rinjë në kohë krize, ai tha se siguria është e rëndësishme dhe mungesa e policëve nuk mundet të mbulohet në mënyrë tjetër, transmeton Zhurnal.

“Kriza ekonomike është një gjë tjetër, siguria gjë tjetër. Nëse nuk ka siguri, nuk ka as zhvillim ekonomik dhe mendoj se do në çfarëdo kushte, pyetja e parë parashtrohet në pjesën e sigurisë. Mungesën e zyrtarëve policorë nuk mund ta zëvendësojë asgjë tjetër. Dua t’iu jap një informatë. Sivjet pensionohen rreth 870 persona nga MPB, e ne po punësojmë 600 persona. Kjo është përshkak krahasimit të dini se nuk janë mjete shtesë finansiare, të cilat ne i kërkojmë nga buxheti, por me mjete tona finansiare të cilat i kemi në dispozicion si MPB”, tha Spasovski.

Ai dërgoi apel te të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e policisë së Maqedonisë, të paraqiten në konkurs.

“Dërgoj apel deri te të rinjtë, ata që e shohin veten si polic i ardhshëm, ata që duan t’i shërbejnë shtetit, le të paraqiten në këtë konkurs”, tha Spasovski./Zhurnal.mk