Aktivitete në kuadër të projektit për arsim profesional të financuar nga BE-ja
Shkup, 7 qershor – Në kuadër të projektit “Rritja e atraktivitetit, inkluzivitetit dhe rëndësisë së arsimit dhe trajnimit profesional dhe arsimit të të rriturve”, të financuar nga BE-ja përmes IPA 2 programit, muajin e kaluar filloi realizim të aktiviteteve në kuadër të Komponentës 1 “Hartim dhe kontroll të kapacitetit të arsimit të mesëm profesional në pesë rajone: të Vardarit, Lindor, të Pellagonisë, Juglindor dhe të Shkupit” me qëllim që të mundësohet implementimi i Konceptit për vendosjen e qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional.
Këto aktivitete përfshijnë organizim të serisë së ngjarjeve – në gjysmën e parë të këtij muaji tetë fokus grupe, nga të cilat dy në Shkup dhe nga një në Manastir, Prilep, Strumicë. Shtip, Veles dhe Dellçevë.
Këto fokus grupe do të organizohen me mësimdhënës nga shkolla të mesme profesionale në pesë rajone.
Aktivitetet përfshijnë vizitë në terren në 55 shkolla të mesme nga pesë rajonet në maj dhe qershor, si dhe takime koordinuese me katër nëngrupet e projektit të mbajtura nga 6 deri më 9 qershor në Ohër, të cilat do të shqyrtojnë aktivitetet aktuale të projektit dhe planifikimin e duhur. të aktiviteteve që do të pasojnë në fazën e ardhshme të zbatimit të projektit.
Projekti implementohet nga kompania WEglobal S.r.l – Itali, në konsorcium me bit Schulungscenter GmbH – Austri dhe Internationaler Bund (IB) – Gjermani.
Shfrytëzues kryesor i projektit është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për arsim të mesëm, arsim të të rriturve dhe mësim të përjetshëm, si dhe të gjitha institucionet tjera, agjenci gjegjësisht trupa kombëtar arsimorë lidhur me arsimin profesional dhe trajnim dhe arsim të të rriturve në shtet.

