Mblidhen tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës
Sot do të kenë mbledhje tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të bëj shqyrtimi në parim i Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara.
Po ashtu do të ketë takim i komisionit me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë znj. Danijela Barišić, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon si dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar;
Ndërsa në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të raportojë ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, lidhur më masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të bëj shqyrtimin e raportit vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëj shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për vitin 2021, ku i ftuar është Samir Bllacaku, Drejtor i Përgjithshëm, raporton RTKlive.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do të bëjë shqyrtimin e raportit vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, shqyrtimin e Raportit vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, do të bëj shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për markat tregtare dhe do të ketë informatë lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit në Tiranë/Shqipëri 29-31 maj 2022.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes dhe shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja

