Arrestohen katër persona në Qendër të Shkupit, u kapën me drogë

Shkup, 3 qershor – Në Qendër të Shkupit, në periudhën 02/03.06.2022 nëpunësit policor nga Njësia e policisë intervenuese pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria katër persona sepse tek ata është gjetur drogë.

Më 02.06.2022 në ora 19:15 ka qenë i privuar nga liria G.L (27) nga Shkupi, për atë se tek ai është gjetur dhe marrë marihuanë. Siç kumtoi sot MPB-ja, sot në ora 00:10 ka qenë i privuar nga liria S.GJ (28) nga Shkupi, sepse tek ai është gjetur dhe marrë materie e bardhë pluhur, ndërsa në ora 00:15 ka qenë i privuar nga liria edhe S.P (20) nga Shkupi, tek i cili është gjetur marihuanë. Pak më vonë, në ora 01:20 në të njëjtën zonë, nëpunës policor nga Njësiti i policisë intervenuese kanë privuar nga liria G.P (40) nga Shkupi, për atë se tek ai është gjetur dhe marrë materie e bardhë e ngurtë.

Personat kanë qenë të arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tyre do të dorëzohen kallëzime përkatëse.