Lautaro Martinez “driblon” Chelsean dhe Tottenham – dëshiron të qëndrojë tek Inter
Lautaro Martinez është shprehur se nuk dëshiron të ndërrojë ambient gjatë kësaj vere.
Përkundër interesimit të Chelseas dhe Tottenhamit, lojtari thotë se është i lumtur tek Interi.
Qëllimi i tij është që të rrijë të paktën edhe një sezon në “Giuseppe Meazza”.
“Plani im është i qartë: Dua të qëndroj tek Interi edhe sezonin tjetër”, tha shkurtazi lojtari.
Pos dy skuadrave londineze, për lojtarin kanë shprehur interesim edhe Barcelona e Bayerni.

