Sot mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën energjetike
Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës pas konstituimit.
Ky komision do të mund të intervistojë krerët e institucioneve, partive politike, ndërmarrjeve publike e ambasadorë kosovarë.
Gjatë mbledhjes së konstituimit, kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, i kishte kërkuar anëtarëve angazhim maksimal pasi që dinamika e punës së këtij komisioni është shumë më e madhe.

