Gjobiten 141 shoferë në Shkup
Shkup, 3 qershor – Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të intensifikuara aksionare në fushën e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 141 masa, nga të cilat 11 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 19 masa për vozitje pa patentë shoferi, 12 sanksione për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.
Nga MPB njoftuan sot se janë shqiptuar nëntë masa për përdorim të celularit, 14 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë masa për kalim sinjalistike të mbyllur (semafori i kuq), gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara, pesë masa për parakalim të paligjshëm..
Vazhdojnë kontrollet e përforcuara

