Parandalohet kontrabandimi i mallrave për konsum të gjerë në kufirin e Bllacës
Shkup, 2 qershor –Në vendkalimin kufitar “Bllace e Poshtme” dje nëpunësit policor kanë kryer kontroll në dy automjete transportuese dhe kanë ndalur katër shtetas kosovar, sepse në automjete është gjetur sasi e madhe e mallrave për konsum të gjërë pa dokumente të nevojshme.
Siç njoftuan nga MPB, dje në orën 14:15 është kryer bastisje në automjetin “folksvagen bora”, me targa të Kosovës, i drejtuar nga R.S.(30), në të cilën bashkëshofer ka qenë A.T.(31), të dy nga Kosova. Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën gomës rezerve është gjetur mall për konsum të gjërë pa dokumentacion.
Në orën 15:20, sërish është kryer kontroll edhe në automjetin “folksvagen golf” gjithashtu me targa të Kosovës, i drejtuar nga Q.C.(23) në të cilën bashkëshofer ka qenë G.I.(29) nga Kosova. Gjatë bastisjes është konstatuar se automjeti është ngarkuar me mall për konsum të gjërë pa dokumente.
Nga MPB theksojnë se për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, në drejtim të të cilit personat dhe sendet i janë dorëzuar doganierëve për procedurë të mëtejshme

