Maqedonasja bëhet shqiptare për një vend pune në komunën e Gazi Babës

Shkup, 2 qershor – Që të fitojë një vend pune, në komunën e GaziBabës, një vajzë maqedonase është regjistruar si shqiptare, transmeton Zhurnal nga Fokus.

Sipas dokumenteve me të cilat korespodon media në fjalë, vajza me iniciale G.T e cila me përkatësi etnike është maqedonase, në aplikimin e saj për vend pune “Këshilltar për Mbrojtje dhe Parandalim të ndotjes nga ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore dhe ujë për pije” në repartin për të dhëna të përgjithshme, e ka shkruar se është shqiptare.

Dokumentet tregojnë se ajo jeton në GaziBabë, komunë kjo ku është shpallur konkursi, e ku kërkohen pesë punëtorë, tre shqiptarë, një rom dhe një maqedonas.

Në vendin e punës të cilin e cekëm më lartë, është dashur të punësohet shqiptar, mirëpo atë vend si shqiptare e ka zënë një vajzë maqedonase, e afërt me partinë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, parti prej të cilës vjen edhe vet kryetari i komunës.

Fokus ka kërkuar përgjigje për rastin në fjalë mirëpo i njejti ka vendosur të heshtë duke mos kthyer përgjigje../Zhurnal.mk