“Mos t’iu dhimbset Muki Zekiri, i sjellin ushqim nga restorantet kur të dojë, policët i qëndrojnë si shërbëtorë”

Shkup, 2 qershor – Gazetari i mirënjohur i cili nuk lë rehat asnjë funksionar qoftë nga VMRO-DPMNE, qoftë nga LSDM, BDI apo nga ndonjë parti tjetër, nëse ai po kurdisë diçka, gazetari Zoran Bozhinovski do t’ia nxjerë në shesh, transmeton Zhurnal.

Kështu, ai sapo ka bërë publike disa informata lidhur me ish sekretarin gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekirin i cili po qëndron në paraburgim në burgun e Shutkës.

Siç bënë të ditur gazetari Bozhinovski (Burevesnik) Muhamed Zekiri aty ndihet sikur të ishte në shtëpi. Atij i servohet ushqim direkt nga restorantet, kurdo që atij t’i kujtohet, qoftë në ora 21 apo në ora 22. Policët në Shutkë thotë se i shërbejnë atij si të ishin shërbëtorët e tij. Madje, Zekiri thotë ka edhe telefon Iphone.

“Mos t’iu dhimbset Muki Zekiri se është në paraburgim. Si në shtëpi ndjehet! Ushqim nga restorantet i dërgohet kurdo që të dëshirojë, qoftë në ora 21, ose 22…

Rojtarët në Shutkë i qëndrojnë sikur të ishin shërbëtorë të tij..

Ka Iphone në dhomë, ka bateri rezerva dhe karrikues, i mungon vetëm Laptopi, me siguri edhe këtë do ta fitojë përshkak se nuk u lirua para pak ditësh..

Shutka është transformuar në shitore tregtare ku fitoni GJITHÇKA që dëshironi, vetëm nëse paguani në LSD nga vendi ynë…”, ka shkruar gazetari Bozhinovski./Zhurnal.mk