Destan Adili nuk ndalet, fiton edhe Kupën e Maqedonisë me Rabotniçkin
Gjate mesjavës ne Strugë u zhvillua ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë për të rinj ku luajtën Akademia Pandev kundër Rabotnicit. Kjo e fundit arriti të fitoj ndeshjen me rezultat 1:2 kurse golashënus ishin Bujar Mehmeti dhe Damjan Zengovski. Ky triumf i shkupjaneve ishte me plot meritë pasi gjatë gjithë ndeshjes treguan lojë të bukur, i njëjti ekip ka arrit sivjet të shpallet edhe kampion në ligën e Maqedonisë së veriut. Njeri prej aktoreve kryesore ne fushe për ekipin fitues ishte edhe talenti shqiptar Destan Adili i cili pati disa assiste.
Titulli juaj i pare ne Karriere, sa është i rëndësishëm për ju ?
Është shumë i rëndësishme për mua sepse është hera e parë që luaj në një finale ,me shumë intezitet të lartë dhe emocione!
Sa je I kënaqur nga lojërat e treguara ne kampionat dhe kupe
Unë jam i kënaqur nga vetja pasi që edhe i arrita qëllimet për këtë sezon dhe i falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan për të arritur qëllimet e mia
A ishte e veshtire ndeshja finale ?
Ishte një ndeshje shumë e vështirë me rezultat të ngushtë 2-1, por ne nuk u dorëzuam, i respektuam udhëzimet e trejnerve dhe ja arritëm qëllimit.
Si janë planet e juaja për te ardhmen
Për momentin dua te kaloj pushimet dhe ta qartësoj mendjen dhe pastaj do te vendosim se çka do te ndodh.
Keni ndonjë ofertë ?
Po kemi disa oferta nga Turqia dhe Kroacia por do te shohim se çka do të ndodh.


