Mbledhje e Komisionit kuvendor për çështje evropiane

Shkup, 1 qershor – Me vonesë prej mbi gjysmë ore, sot filloi vazhdimi i katërt i mbledhjes së 34-t të Komisionit për çështje evropiane. Anëtarët e Komisionit nga VMRO-DPMNE kërkuan në mënyrë procedurale të drejtohen, ndërsa pasi që nuk e morën atë, dolën drejt foltores. Ata porositën që kryetari i Komisionit Arbër Ademi ta udhëheqë mbledhjen ashtu siç duhet, siç ngjan, të mos shpikë rregulla të reja, ta respektojë Rregulloren e Kuvendit.

Ademi, ndërkaq, bëri thirrje të respektohet Rregullorja, të vendoset rendi, deputetët nga opozita të ulen në vendet e tyre. Disa herë gjatë mbledhjes, deputetëve të VMRO-DPMNE-së iu tërhoq vërejtja të kenë kujdes për kohën e foljes, pas çka vazhduan me paraqitjet e veta dhe mikrofonat ishin të çkyçur derisa flisnin.

Mile Lefkov propozoi që Komisioni për çështje evropiane të mbajë mbledhje urgjente për ndjekje të aktiviteteve të Qeverisë dhe të organeve të administratës shtetërore për pranim të vendit në BE. Kërkoi që ky Komision menjëherë dhe urgjentisht të mbledhë informata për punën dhe aktivitetet e Qeverisë, të mbledhin informata për punën e MPJ-së, informata për punën e shefit të shtetit, për takimet dhe deklaratat e tij dhe Komisioni për çështje evropiane të japë mendim për aktivitetet qeveritare për pranim në BE. Kërkuan që në mbledhjen urgjente të vijë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa propozimi i tij nuk u pranua nga anëtarët e Komisionit.

Në mbledhje nuk u pranuan edhe propozimet e zëvendës-koordinuesit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Eli panova për nevojën e mbajtjes së debatit publik për Propozim-ligjin për pagesë të kompensimit në të holla për viktimat e veprave penale me dhunë, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski. Ajo kërkoi edhe vërejtje stenogrami nga mbledhja e sotme. Bllagica Llasovska, ndërkaq, propozoi që Komisioni për çështje evropiane t’i japë mendim apo propozim Qeverisë për pranim dhe ndihmë financiare refugjatëve nga Ukraina në vend.