157 të sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 31 maj – Në kontrollin e djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë sanksionuar 157 shoferë, njofton MPB.

“Prej tyre 10 lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar. Kështu, 71 drejtues aumjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 86 jashtë vendeve të banuara. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, njofton MPB.